Të ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, kanë qenë Selin Bollati dhe Dj Gimbo, në daljen e tyre të parë televizive si çift, që pas daljes nga “Big Brother VIP 5”.
Ata kanë folur më shumë për projektin më në zë të momentit “DJ Remix”, planet e tyre të ardhshme në marrëdhënie por dhe për hapat e karrierës…
Pjesë nga intervista:
Heidi: Kush është më romantik dhe kush është më xheloz nga ju?
Selin: Unë kam thënë aty brenda që nuk jam xheloze. Gimbo është i pari që nuk e beson (qesh). Por është në masë tek unë, nuk është e tepruar. Është emocion njerëzor.
Blendi: Duhet t’i japësh meritë edhe Gimbos që nuk bën gjëra për të të bërë xheloze. Përkushtimi është aty dhe qetësohet xhelozia, rri rehat ajo e shkreta.
Selin: Se kush është më shumë romantik, unë jam romantike në heshtje.
Gimbo: Ua
Selin: Një sekondë se po na dalin gjëra të reja. E vërteta kështu është, Gimbo e bën nëpërmjet gjesteve, kafja ime e mëngjesit vjen nga ai, si në “Big Brother”. Ndërsa unë mundohem ta plotësoj në mënyrën time.
Gimbo: Kafen e drekës
Blendi: Kush kërkon falje i pari?
Heidi: Gimbo, ai po hesht në këto pyetje.
Selin: Prandaj është ky perceptimi, se ky bën kështu si i mirë dhe njerëzit mendojnë se ky është i miri. Të flasim për atë 24 orëshin që nuk kemi folur me gojë.
Blendi: Na flisni për 24 orëshin që nuk flisnit.
Gimbo: Njëherë kërkoj falje unë, njëherë unë
Selin: Jo, jo
Gimbo: Po bëj shaka, unë…
Selin: Nuk kërkoj falje
Gimbo: Falje kërkon kjo, edhe unë normalisht. Varet kush i ka fajet.
Selin: Gimbo është më i vështirë tek kjo pjesa, nuk është i lehtë në të kërkuarit falje, edhe kur është vetë gabim, por po punojmë.
Heidi: Zakoni që ju nervozon tek tjetri por që pastaj ju bën për të qeshur…
Gimbo: Stresi i kësaj, si sot për shembull, ‘iku emisioni, trafik’.
Selin: Zakoni i Gimbos, asnjëherë nuk i lë gjërat në vendin e vet.
Blendi: Ka rregulla për të mbrojtur marrëdhënien mes jush?
Selin: Ne jemi munduar të mos postojmë dhe të jemi kaq të ekspozuar në media. Kam parë disa çifte gjithmonë të ekspozuar dhe që kanë arritur në obsesion. Kjo ka kaluar që të jenë bashkë vetëm për shkak të këtij presioni. Aty funksionojnë për botën, jo për njëri-tjetrin. Jo çdo gjë që postojmë është realisht ajo që po jetojmë. Por jemi munduar të tregojmë pak.




