Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka kryesuar listën e fituesve më të lartë në rrjetin social “Instagram”, duke ia kaluar edhe Kylie Jenner për sa i përket fitimeve nga postimet e sponsorizuara.
“The Sun” ka bërë një raport, në të cilin rezulton se ish-sulmuesi 38-vjeçar i Manchester United, tani fiton 1.87 milionë paund për postim të sponsorizuar, ndërsa biznesmenja Kylie Jenner fiton 1.47 milionë paund për secilin prej postimeve të saj të sponsorizuara.
Cristiano Ronaldo, i cili aktualisht luan në Arabinë Saudite, ka promovuar me marka të ndryshme në llogarinë e tij në “Instagram”, duke përfshirë uebsajtin sportiv LiveScore, markën “Wellness Therabody” dhe shkëmbimin e kriptomonedhave Binance.
Një faktor kyç në suksesin financiar të Ronaldos në platformë janë 597 milionë ndjekësit e tij në “Instagram”, duke e bërë atë personalitetin më të ndjekur në aplikacion.
Kylie Jenner, 25 vjeç, ka bërë gjithashtu fitime të konsiderueshme nga mbështetja e markave të tilla si gjigandi i modës Jean Paul Gaultier, si dhe nga bizneset e saj si “Kylie Cosmetics” dhe “Kylie Swim”.
Vendi i tretë në listën e të pasurve në “Instagram” i takon futbollistit Lionel Messi, i cili fiton 1.38 milionë paund për një postim të sponsorizuar. Me 479 milionë ndjekës, ai është personi i dytë më i ndjekur në platformë dhe ka shpërndarë reklama me pagesë për “Adidas” dhe “Budweiser”.
Këngëtarja Selena Gomez është në vendin e katërt, e ndjekur nga aktori Dwayne Johnson.
Motrat e Jenner, Kim Kardashian dhe Khloe, renditen respektivisht në vendin e 6-të dhe të nëntë. Përveç kësaj, motra e Kylie, Kendall, renditet e dhjeta në listë.