Aktorja e njohur e tashmë edhe moderatore, Delinda Disha, është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ajo pritet të sjellë në jetë këto ditë djalin e dytë.

Edhe pse e angazhuar me projektin televiziv dhe me përgatitjet për bebushin, ajo gjen kohë për të qenë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, aktorja e njohur ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, aty ku e kanë pyetur se nëse do bëjë fëmijë të tjerë.

“Në fakt do doja të kisha 7 djelmosha”, përgjigjet Delina, duke shtuar se kurrë nuk duhet thënë kurrë, e se gjërat që dëshiron mund të ndodhin.

Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2022 ajo humbi binjakët që po priste. Por Zoti e bekoi sërish me një fëmijë tjetër.