Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP2”. Kolltuku në të cilin ishte ulur banori i ri, Bledi Mane dhe Tea është thyer.
Gjithçka ndodhi teksa banorët dhe Arbana Osmani po flisnin për një klip të transmetuar pak sekonda më parë. Kur papritmas u dëgjua zhurma e kolltukut dhe Olta Gixhari e cila u tremb meqenëse ishte më pranë Tea Trifonit dhe Bledi Manes.
Tea dhe Bledi u çuan menjëherë nga kolltuku, gjithashtu dhe Olta që ishte pranë tyre e më pas situata kaloi me të qeshura.