Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Nikol Projko, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku është vënë përballë pyetjeve të Stenaldo Mëhillit.

Nikol ka treguar se aktualisht është mirë dhe që është e fokusuar në mirëqenien e saj.

Në një moment gjatë kësaj interviste, Stenaldo e pyeti nëse e mori vesh se kush kishte pëlqim më shumë për të mes tij dhe Malit. Duke qeshur, Nikol u përgjigj ‘jo, se nuk kishte’.

Më pas, ajo shtoi se është shumë e lumtur për shoqërinë që kanë krijuar gjatë qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Stenaldo: Ti je vajzë private, unë e di këtë. Por nuk rri dot pa të pyetur se çfarë bëhet me jetën e Nikolit, në sensin e saj romantik.

Nikol: Nikol është mirë, jam shumë mirë, të them realisht.

Stenaldo: Thashë se do thuash ‘Nikol është çift, jam shumë çift’, por nuk qenka rasti.

Nikol: Akoma jo

Stenaldo: Je vetëm mirë pra?

Nikol: Jam e fokusuar në mirëqenien e Nikol dhe patjetër që dashuria është e bukur, jam pro saj.

Stenaldo: Çfarë do të thotë kjo ‘jam e përqendruar te mirëqenia ime’. Domethënë asnjë djalë nuk hyn kurrë në jetën tënde?

Nikol: Jam e fokusuar te gjërat që bëj mirë për veten time dhe të pranoj çdo lloj gjëje që do më bënte mua mirë, në atë sens.

Stenaldo: Në “Big Brother” e more vesh se kush kishte më shumë pëlqim për ty mes meje dhe Malit?

Nikol: Jo, se nuk kishte.

Stenaldo: Si nuk lanë njeri pa martuar në “Big Brother”.

Nikol: Për një gjë që më bëhet shumë qejfi, mendoj se edhe në edicionet e tjera, fatkeqësisht nuk i kam ndjekur aq rrënjësisht sa edicionin tonë, mendoj se ka patur shoqëri që janë krijuar aty, por jo aq të pastërta sa ajo që kemi krijuar ne.

Stenaldo: Është e vërtetë.

Nikol: Mendoj se kemi dhënë një shembull shumë të mirë se si me të vërtetë një vajzë dhe një djalë, në Shqipërinë tonë, me mentalitetin tonë, mund të krijojnë një shoqëri të pastër.