Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale.
E vënë përballë pyetjeve të Mateo Borrit, Amber u shpreh se kur futet në një lidhje dashurie nuk ka dëshirë që të humbasë. Më pas, ajo tregon edhe kriteret që ai duhet të ketë që të jetë perfekti.
Pjesë nga intervista:
Kur Amber futet në një lidhje dashurie, cila është frika më e madhe që ke?
Nëse dua, nuk dua të humb.
Nuk do të humbësh?
Jo.
Cilat janë pesë kriteret që ai duhet të ketë që të jetë perfekti për ty?
E kam thënë edhe njëherë, të dijë të lajë enët. Të di të vishet bukur. Të jetë jugor. U bënë tre?
Po të dijë të hekurosë, t’a fusim dhe këtë?
Ka filipinase plot tani.
Respekti, dashuria, këto nuk llogariten fare? Këto janë më të rëndësishmet.
Do t’i lija për në fund po ti nuk më le.
Tani, meqenëse qenka djalë për shtëpi ky. A paguan vetëm ky apo paguan dhe ti kur dilni?
Unë mendoj që një marrëdhënie e shëndetshme, portofolat duhet të jenë secili të vetin.
Paguani me radhë?
Po sigurisht, nuk është keq.



