Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Amber, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo është vënë përballë pyetjeve pikante të Mateo Borrit.

Ky i fundit e nisi intervistën duke e pyetur se kur ka dhënë puthjen e parë dhe përgjigja e Amber shkaktoi të qeshura në studio pasi tha se nuk e mban mend.

Menjëherë Mateo e pyet se kur ka dhënë puthjen e fundit dhe ajo tha ‘para një ore’. Këtu ndërhyn Edi Manushi duke thënë se është serioze se në atë orë ka qenë në ambientet e Top Channel.

Pjesë nga intervista:

Mateo: Kur e ke dhënë puthjen e parë?

Amber: Nuk e mbaj mend.

Mateo: Po puthjen e fundit e mban mend?

Amber: Po.

Mateo: Kur ka qenë?

Amber: Para një ore.

Manushi: Prit se është serioze, para një ore ka qenë në ambientet e Top Channel. Me kë?

Amber: Manush, njerëzit puthen edhe në faqe.