Një dokumentar i ri katër-orësh i titulluar Musk, i prezantuar në Festivalin e Filmit në Venecia, ka sjellë në dritë prapaskena tronditëse mbi jetën personale, politike dhe financiare të njeriut më të pasur në botë. Përmes dëshmive të ish-partnereve, ish-miqve dhe ekspertëve, filmi ngre pikëpyetje mbi ndikimin e tij në botë. Ish-partneret e tij e përshkruajnë manjatin e Tesla-s dhe SpaceX-it me terme të jashtëzakonshme.

Justine Wilson (gruaja e parë): Nëna e gjashtë fëmijëve të tij kujton fjalët e tij në dasmë (“Unë jam Alfa në këtë marrëdhënie”) dhe pretendon se Musk i sheh gratë si “mbarështuese” të zëvendësueshme. Ajo po ashtu hedh poshtë pretendimin e tij se mbajti në krahë djalin e tyre dhjetëjavësh kur vdiq nga SIDS, duke thënë se ishte ajo që po e mbante në spital. Ashley St Clair: Nëna e djalit të tij Romulus zbulon se Musk i kishte shprehur dëshirën për të krijuar një “legjion fëmijësh” përpara një lufte civile të mundshme. Ajo pretendon se pas lindjes marrëdhënia u ftoh dhe se i u ofruan 40 milionë dollarë për të mos marrë pjesë në dokumentar.

Marrëdhënia e tij komplekse me këngëtaren Grimes dhe lindja e binjakëve me ekzekutiven e Neuralink, Shivon Zilis, në të njëjtën periudhë, pasqyrojnë besimin e tij se duhet të luftojë atë që ai e quaj “krizën e nënpopullsisë”. Dokumentari nga Alex Gibney shqyrton gjithashtu pretendimet se Musk ka përdorur deklarata jo të vërteta për të rritur vlerën e kompanive të tij. Filmi pretendon se premtimet për automjete plotësisht autonome pa mbikëqyrje kanë çuar në aksidente me pasoja fatale dhe padi të shumta.

Planit të vitit 2013 për ndërrimin e shpejtë të baterive i referohet si një skemë marketingut që i siguroi kompanisë miliarda dollarë kredi, pa u zbatuar kurrë në masë. Përmes satelitëve Starlink dhe blerjes së platformës X (ish-Twitter), ekspertët në film paralajmërojnë se pushteti i tij pa mandat zgjedhor ka pasoja të mëdha gjeopolitike. Krijuesit e dokumentarit dhe pjesëmarrësit përmbledhin se pasuria dhe ndikimi i tij i paprecedentë e bëjnë atë një nga figurat më komplekse dhe më të diskutueshme të kohës sonë.