I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Bernard Hulme. Ai ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë, ka sqaruar deklaratën që bëri në lidhje me tre djemtë që ai ka bindjen se janë homoseksualë.
Bernardi tregoi se ka gati 4 projekte të reja muzikore në anglisht dhe se së shpejti njërin prej tyre që ka lidhje me abuzimin Rozana i ka premtuar se do ta përshtasë në shqip. Gjithashtu ai ka treguar se do sjellë edhe një libër.
Libri ka qenë një projekt 10-vjeçar që tashmë është i përfunduar, është shkruar njëkohësisht në të dyja gjuhët, shqip edhe anglisht. Sidoqoftë është në një formë shumë fillestare për momentin. Janë thjesht materialet që duhen përfunduar dhe duhen rregulluar.
Libri do të quhet “Ego Bashkëfajtore” që është po ashtu emri i artistit (Accomplice Ego) që unë kam zgjedhur. Ka qenë një emër që unë e kam pasur që në adoleshencë kur unë isha 13 vjeç që shkruaja poezi që ta bëja veten të ndihesha mirë ndaj gjithë presioneve dhe gjërave që po kaloja.
Më tej Bernardi shtoi gjithashtu se:
Libri në thelb është pak a shumë një version shumjë më i gjatë i pemës së jetës që unë rrëfeva në BBV.



