Stenaldo Mëhilli “rikthehet në shtëpi”! Risia këtë sezon në “Live From Tirana”…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

“Live From Tirana” është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

Nga 7 shtatori, “Live From Tirana”, nga e hëna në të premte, ora 10:00 – 13:00!