Në premierën e “Live me Luizin” e ftuar është moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu. Një nga pyetjet më pikante që Luizi i bëri ishte mbi thashethemet se do të jetë një nga opinioniste e “Big Brother”.

Vejsiu në përgjigjen e saj lë të kuptohet se nuk do ta mbajë këtë pozicion, duke e kaluar edhe me një batutë.

Luizi: Je përfolur se do të jesh opinioniste e Big Brother. Karrigen e kujt do të zësh?

Alketa: Unë nuk zura karrigen e askujt, më thanë të ulem se nuk ishte Arbri dhe u ula.

Luizi: Nuk po them për atë puntatën e vjetshme, për tani.

Alketa: Unë do të pres të mërzitet Ledioni. Bëj shaka, jam e lumtur që e drejton Ledioni se e bën shumë mirë. Ashtu siç Arbana e ka bërë shumë mirë dhe unë do ta bëja në atë stilin tim, por sërish shumë mirë.

Luizi: Dy gabime janë bërë në këtë botë, ikja e Messit nga Barcelona dhe e jotja nga Top Channel. Këtu dukesh edhe më e bukur.