Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber, ka bërë së fundmi disa postime në “Instastory”, ku ka dhënë komentin e saj për disa prej konkurrentëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fillimisht ajo ka dhënë mendimin për dy banorët që do t’i bashkohen Rozanës dhe Laertit për finalen e madhe të BBV 4, e cila do të mbahet më 19 prill.

Më pas, Amber ka dhënë edhe nga një mendim të saj për lojën e Eglit, Gjestit, Laertit dhe Rozanës.

Sipas saj, Egli nuk ka patur asnjë situatë të saj në shtëpi por e ka mbajtur lidhja me Gjestin.

“Egli Takon e ka mbajtur në shtëpi lidhja me Gjestin, nuk ka pasur asnjë situatë të saj në atë shtëpi. Është gocë e artikuluar inteligjente, por jo lojtare”, ka shkruar Amber, e cila në një postim tjetër vijon duke thënë:

“Gjesti banori më i klikuar, lojtar pa diskutim, çështje tjetër na pëlqen, nuk na pëlqen”.

Ndërkohë për Laertin shprehet se ai ka patur mundësinë që të bëjë një lojë më ndryshe.

“Laert Vasili ka pasur të gjithë potencialin për të bërë atë lojë më ndryshe, inteligjent, aktor i besueshëm”, vijo postimi i ish-banores së BBV 4.

Ndërsa për Rozanën duket se Amber nuk ka fjalë aq të mira, pasi shkruan se është manipuluese dhe që viktimizohet.

“Rozana Radi lojtare manipuluese, viktimizim, e aftë për të kthyer çdo situatë në favorin e saj, i duhej asaj shtëpie”.