Gjatë darkës së djeshme, Luiz Ejlli ka diskutuar me banorët për qëndrimin e Bledi Manes në shtëpi.
Sipas banorëve, është Krist Aliaj ai që mban ende gazetarin e njohur në lojë duke krijuar situata të ndryshme.
Luizi ka thënë se e do Kristin dhe se kur të gjithë banorët i kanë kthyer shpinën, ai e ka mbështetur pasi e di që është një djalë shumë i mirë.
Por Qetsor Ferrunaj e ka kundërshtuar Luizin duke thënë se ata gënjehen nga Kristi, pasi është intrigant.