Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Gjatë emisionit të radios të moderuar nga Kiara u fol më tepër mbi marrëdhënien e Kiarës dhe Luizit dhe opinionet e banorëve mbi marrëdhënien e tyre.
Si e shikon ti Ermiona lidhjen e Luizit me Kiarën?
Unë shikoj që Luizi e do shumë Kiarën. Por nga ana tjetër ai do të bëjë edhe lojën tënde edhe lojën e tij.
Ti Bona si mendon e gjykon njëlloj si Ermiona?
Absolutisht jo, edhe jam e bindur që ti Luiz ke ardhur vetëm dhe ke gjetur dashurinë këtu, ti ke qenë në një debat të ashpër me shumë banorë. Nuk është e thënë ta kapësh dikë nga krahu apo jo sepse edhe unë e kap nga krahu dikë në momentin që ndoshta ai e kalon limitin dhe i themi kujdes deri këtu.