Luiz Ejlli ‘kërcënoi’ sot Dea Mishel se do ‘të bëhej copash’ vetëm ta trembte atë sa më shumë. Këngëtari i tha se do donte t’i bëhej një video me të gjitha reagimet e saj të çuditshme.
E Luizi duket se po e mban premtimin, pasi teksa Dea ndodhej në dhomën e gjumit, ai shkoi dhe e trembi. Madje edhe pse ai e ka paralajmëruar se do e bëjë vazhdimisht këtë, ajo sërish trembet shumë.
View this post on Instagram
Këngëtari mjafton të thotë me zë të lartë ‘Dea Mishel Hoxha’ dhe ajo trembet menjëherë.
Dea ndërkohë thotë se kësaj radhe nuk e trembi shumë, ishte pak. Nga ana tjetër, Luizi i ka premtuar se vetëm kur të jetë në gjumë nuk do e trembë, por pasi të çohet do vazhdojë misionin e tij.