Gjatë mbrëmjes së djeshme Luiz Ejlli i ka bërë një rreng Kiara Titos, duke i mbajtur një qëndrim paksa të ftohtë. Sjellja e tij tregon sikur është mërzitur me diçka, por në fakt nuk është ashtu.

Teksa moderatorja përpiqej që të fliste me të e të kuptonte çfarë ka, këngëtari e refuzonte dhe i thoshte se donte të flinte.

Kiara shprehet e habitur me ndryshimin e sjelljes së Luizit, pasi gjatë gjithë ditës kanë qenë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë bërë asnjë debat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Teksa ajo e pyet se ‘do e lërë kështu me mendime’, ai i kthehet thjesht me një ‘ehaaa’ dhe i kthen kurrizin.

E në momentin që ai ndërron krah fillon duke qeshur para kamerave, duke lënë të kuptohet se e gjithë sjellja e tij është një lojë.