Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel si kryetari i jurisë për spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Fituesi i “Big Brother VIP 1” ishte mëngjesin e kësaj të premte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për ndjesitë e rikthimit në Top Channel dhe për vështirësitë që ka pozicioni si kryetar juri në DWTS.

Por jo vetëm kaq, pasi Shaqiri foli edhe për pasionin e tij. Është fjala për peshkimin, ku Iliri herë pas here poston foto në “Instagram” teksa po peshkon.

Madje ai zbuloi se do të merrte edhe Donald Veshajn një ditë, pasi edhe ai ia ka kërkuar një gjë të tillë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Salaj: Ku shkon për të peshkuar? Si është një mëngjes peshkimi?

Ilir Shaqiri: Përveçse te Lana…

Neada Muçaj: Nuk ka peshq aty

Ilir Shaqiri: Aty ka bretkosa. Shkoj gjithkund, ku kam mundësi dhe kur kam kohë. Sepse është diçka që më mbush me qetësi

Blendi Salaj: Sepse janë mëngjese të hershme, çohesh herët

Ilir Shaqiri: E çuditshme, veprat koreografike nëse mund t’i quajmë kështu, i kam krijuar dhe i kam shpikur duke peshkuar.

Enxhi Nasufi: E paske terapi

Neada Muçaj: Kështu nxjerr edhe drekën

Ilir Shaqiri: Edhe pas Dancing do të shkoj të peshkoj se do kem një lloj terapie për atë që pashë dhe do filloj të asimiloj më mirë atë që ishte

Neada Muçaj: Kë do të ftoje nga “Big Brother VIP 1” për të peshkuar me ty?

Ilir Shaqiri: Donaldin. Ma ka kërkuar dhe një ditë do t’ja realizoj ëndrrën