Këngëtarja me famë botërore, Madonna, i ka lënë pa fjalë miliona ndjekësit e saj në “Instagram” me pozat e postuara në “Instagram”. 64-vjeçarja është shfaqur pa reçipeta, duke u munduar të mbulojë gjoksin vetëm me disa emoji të vogla.

Ylli i pop-it sfidoi moshën me këto foto kaq seksi dhe tregoi format e saj të bollshme pa asnjë problem. Ndërkohë veshur mbante edhe një korse të vogël ngjyrë floriri dhe geta rrjete.

Duke i lënë jashtëzakonisht shumë pak vend imagjinatës, Madonna pozoi me duar mbi kokë dhe nuk e kishte aspak turp të tregonte gjoksin. Nga ana tjetër, korseja e saj i tregonte belin dhe i theksonte më shumë format trupore.

Ndërsa flokët ylli i muzikës i kishte lënë të lëshuara nga të dyja anët, duke i mbuluar paksa shpatullat.

“Shprehuni, mos e shtypni veten”, ka shkruar Madonna krahas kësaj poze kaq provokuese.