Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Armaldo Kllogjeri, ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku foli për projektet e tij të reja muzikore apo edhe për ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Madje gjatë kësaj interviste, moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e pyeti nëse do e pranonte një ftesë tjetër, qoftë edhe si i ftuar. Këtu ndërhyri Neada Muçaj, e cila shtoi ‘apo edhe si opinionist’.

“Jo, opinionist nuk do të pranoja sepse opinionist është pak e vështirë. E para duhet të jesh 24 orë në 24 orë duke i ndjekur ata banorë, por edhe duhet të jesh i përgatitur mirë në gabimet që ata bëjnë”, tha Maestro.

Ndërsa nëse do rikthehej në BB VIP 3, Armaldo Kllogjeri shtoi:

“Të vij momenti, por do t’a kem shumë të vështirë për t’a pranuar. Pse? Sepse jam i bindur që do gjykohem që në momentin e parë ‘ja ky, erdhi për të marrë vëmendje, ngeli pa vëmendje’. Mbase do të bëja diçka ndryshe, jo gjë qejfi”.