“Waka Waka” është padyshim një hit i padiskutueshëm. Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, e realizoi atë për Kampionatin Botëror 2010 të mbajtur në Afrikën e Jugut.
Ndërkohë ditën e djeshme, një shtet afrikan arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e një Kampionati Botëror.
Maroku mundi me 1-0 Portugalinë, disa ditë pasi përcollën për në shtëpi Spanjën. Pas fitores së skuadrës së Marokut ka ardhur dhe reagimi i këngëtares kolumbiane, e cila ka përshëndetur fitoren e tyre me superhitin “Waka Waka”, teksa citon fjalët “This time for Africa (Këtë herë për Afrikën)”.