Këngëtari i grupit të njohur, “West Side Family”, Armir Shahini, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin.

Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP” ka zbuluar se çfarë ka ndryshuar tek ai pas datës 18 prill 2026 që përfundoi reality show. Gjithashtu Miri ka zbuluar edhe projektet e tij muzikore me “West Side Family”.

Por jo vetëm kaq, pasi dy moderatorët e njohur e pyetën edhe në lidhje me ish-banorët e shtëpisë më të famshme, me të cilët ai ka patur rrugëtimin e tij.

Pjesë nga intervista:

Në një debat fiton zemra apo mendja?

Në fakt mua më ka fituar zemra, por duhet të fitonte mendja

Në debatet në shtëpinë e “Big Brother” ke fituar më shumë ti apo Selin, përballë njëri-tjetrit?

Nuk e di, nuk mund ta them unë.

Ke fituar më shumë ti apo Rogerti?

Besoj se kam fituar unë.

Ke fituar më shumë ti apo Greta?

Nuk kam pasur debat të fortë me Gretën, 2-3 gjëra të vogla. Greta hyri dhe tha ‘ti je i pabesë’.

Ke fituar më shumë ti në debate apo Mateo?

Besoj se unë, kush ka fituar Mateo?

Në një debat kush fiton, fama apo qetësia?

Unë them qetësia.

Në një debat fitojnë më shumë lekët apo dashuria?

Duhet të fitojë dashuria, por fitojnë lekët.

Më mirë do doje “Big Brother” apo liri totale në jetën e përditshme?

Liri totale, se sido që të jetë, “Big Brother” të kondicionon në disa situata se je i rrethuar me kamera…

Se nuk bën dot seks

Edhe kjo është.

Kush fiton në debat, miqtë e vjetër apo shokët e rinj?

Miqtë e vërtetë.

Kush fiton në një debat Miri, një studio muzikore apo gjumi?

Tek unë ka fituar studio muzikore, jo gjumi. Pa gjumë kam qenë.

Kush fiton në debat, Miri apo partnerja kur thotë ‘nuk kam gjë’?

Miri, fiton Miri aty.

Kush fiton në debat, artistët e viteve 2000 apo artistët e TikTok-ut?

Artistët e viteve 2000.

Spontanitetet apo planet?

Spontan, unë kam qenë spontan.

Kush fiton në debat, Miri i sotëm apo Miri i 20 viteve më përpara?

Miri i sotëm se ka më shumë eksperiencë.