Finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Mateo Borri, feston sot ditëlindjen. E në ditën e tij të veçantë, ai është surprizuar nga partnerja e tij, Brikena Selmani, me të cilën krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Modelja nga Kosova ka vendosur t’ia bëjë këtë ditë edhe më të paharrueshme partnerit të saj, duke i organizuar një befasi romantike.
Krahas fotos, Brikena ka zgjedhur një dedikim të shkurtër, por me shumë ndjenjë: “U rritsh me mua”, një mesazh që është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e tyre.
Nga ana tjetër, rrugëtimi i Mateos në “Big Brother VIP Albania 5” përfundoi me vendin e tretë në natën finale. Në vendin e dytë u rendit Miri, ndërsa fituese e këtij edicioni u shpall Selin Bollati, e cila rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.


