Koreografia e njohur, Elona Nallbani, ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo ka ndarë 5 fotografitë e jetës së saj, në të cilat reflektoheshin marrëdhëniet më të forta dhe të rëndësishme të jetës.

Mes forcës dhe buzëqeshjes, Elona ka treguar se nuk ka arritur ta njohë babain e saj, pasi ai ka humbur jetën pak para se ajo të vinte në jetë.

“Babin e kanë helmuar, kam shumë pak informacion. Babi vdiq 37 vjeç”, u shpreh Nallbani teksa tregoi dhe rëndësinë që ka pasur në jetën e saj, vëllai.

Koreografia tregoi se edhe mamanë e humbi në moshën 21-vjecare, moment ky që e ndeshi për herë të parë me depresionin.

Në një foto me mamanë dhe vëllain, Elona nuk arriti t’i mbajë lotët për familjen e saj sa të vogël dhe të madhe që i ka dhënë kurajon gjithmonë të ecë përpara.