“Top Arena”, emision i dedikuar për Botërorin 2026, transmetohet çdo mbrëmje në ekranin e madh të Top Channel. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 5”, Mateo Borri, është pjesë e panelit. Ai ka të ftuarit e tij, të cilët i fton në një ‘sfidë’ teksa u bën pyetje të ndryshme.

Mbrëmë menjëherë sapo mbaroi intervistën me Valbona Mhillin, Edi Manushi e pyet Mateon se si është.

“O zotëri, jam i shqetësuar për shëndetin tënd, ti gjithë kohës qesh. Je mirë tani? Do vazhdosh apo do shkëputesh”, e pyeti Manushi dhe Mateo dhe se do të rrinte deri në reklamat e radhës.

“Do t’a bëjmë që tani? Hajde Mateo, hajde një duartrokitje, e përcjellim Mateon. Faleminderit. Është pa qejf pavarësisht buzëqeshjes”, zbuloi Manushi.

Më pas ai u bën thirrje njerëzve në prapaskenë që të kujdesen për Mateo Borrin, t’a çojnë në shtëpi.