Konkurrentja e “She’s On Top”, Emila Sulejmani, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj në program, por edhe duke ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale.

Në një moment gjatë intervistës, moderatori i njohur e pyeti atë në lidhje me Mateo Borrin, ‘si është si pjesë e jurisë në She’s On Top?’.

“Mateo është dhe instruktor palestre, ka pasur dhe eksperiencat e tij në modeling, por mendoj se duhet të jetë pak më konkret në gjykimet që i jep vajzave. Në momentin që ai është “sweet”, nuk do që t’i mërzisë vajzat, nuk është shumë preciz. Vajzat kanë nevojë për kritika që të ecin përpara. Duket sikur ai nuk do që t’i prishë qejfin”, tha konkurrentja.

Ndërsa e pyetur se ‘si është në prapaskenë Mateo?’, ajo u përgjigj:

“Në prapaskenë është shumë korrekt, shumë i sjellshëm, ruan ato kornizat e tij”.

“E shoqëron Brikena?”, ishte pyetja e radhës dhe Emila u shpreh:

“Nuk e ka shoqëruar më, fare. Në fillim po, sepse kanë qenë të dy pjesë e jurisë, kanë ardhur bashkë. Tani Mateo vjen me motrën e tij, me sa kam parë”.