Lidhja e dashurisë mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit ka patur mjaft ulje e ngritje pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”.
Por tashmë duket se gjërat mes tyre janë mjaft mirë dhe janë më të dashuruar se kurrë më parë.
Pas përfundimit të emisionit “Top Arena”, ku të dy ish-banorët kishin një rubrikë të tyre, ata u nisën menjëherë me pushime, nga ku nuk nguronin të postimin me njëri-tjetrin.
Edhe tani që pushimet kanë mbaruar, Mateo dhe Brikena nuk i lënë fansat pa fotografi apo video së bashku.

Së fundmi, Borri ka postuar në “Instastory” një imazh ku shfaqet së bashku me Selmanin, ku krashas i bën dhe një dedikim romantik.
Në foton në fjalë, të dy shfaqen të qeshur dhe duke shikuar njëri-tjetrin.
“Shikimi që më vodhi zemrën pa thënë një fjalë”, shkruan Mateo në postimin në “Instastory”, duke etiketuar dhe Brikenën.



