Një grua ka marrë dhuratën më të veçantë me rastin e 50-vjetorit të martesës. Bashkëshorti i saj fermer përgatiti një dhuratë që ajo nuk e priste aspak.
Lee Wilson, nga Kansas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi që të mbillte 1.2 milionë luledielli si dhuratë për gruan e tij. Ai i mbolli lulet në një fushë prej 80 hektarësh.
Gjithë këtë e bëri në fshehtësi në muajin maj dhe në ndihmë i erdhi djali i tij. Kur erdhi dita e përvjetorit të tyre, Lee i dhuroi gruas së tij dhuratën e dashur. Renee tha në një intervistë për ABC Kake se:
“Ai më bëri të ndihem shumë e veçantë. Nuk mund të ishte një dhuratë më e përsosur përvjetori se një fushë me luledielli”.
Media e huaja shkruan se çifti u njoh në shkollën e mesme kur ata ishin 16 vjeç dhe që atëherë janë bashkë. Shumë vizitorë shkuan në vendin piktoresk për të parë bukurinë e luleve mahnitëse.