Teksa ka kaluar më shumë se një muaj që nga përfundimi i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, publiku është mjaft kurioz që të dijë se çfarë po ndodh me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fansat e tyre duan të dinë nëse do i shohin në ekran sërish, nëse vijojnë miqësitë apo lidhjet romantike që nisën brenda shtëpisë së BBV 5.
Herë pas here, ish-banorët ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale detaje nga jeta e tyre personale ashtu dhe ajo profesionale.
Së fundmi, Brikena Selmani ka bërë një postim në “Instastory” që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Ajo ka publikuar një fotografi ku në të shfaqen Mateo Borri dhe Kristi Lamaj dhe krahas imazhit shkruan:
“Me dy personat e mi të preferuar”, shoqëruar dhe me një emoji zemre dhe ka etiketuar dy ish-banorët e tjerë të “Big Brother VIP 5”.
Kujtojmë se Brikena dhe Kristi krijuan një miqësi të bukur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilën po e vijojnë edhe jashtë.
Nga ana tjetër, Mateo dhe Brikena duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit. Lidhja e tyre vijon edhe jashtë shtëpisë së BBV dhe nuk mungojnë postimet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

