Gjatë ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme, Luiz Ejlli u shpreh i habitur se si Efi Dhedhes doli e preferuara e publikut në një spektakël më parë.

Sipas tij, Efi është viktimizuar dhe publikut i pëlqen një personazh i tillë, pasi thonë meqenëse janë të gjithë kundër saj, atëherë kjo vajzë ka diçka.

Këngëtari i njohur u shpreh se për aq kohë sa Efi dhe Kiara janë duke ‘luftuar’ për një vend në finale, atëherë ai do mundohet që të nxjerrë keq Dhedhes.

“Unë qëndrova duke e parë me atë syrin tim, se tek e fundit konkurrentë jemi të gjithë dhe më bëri shumë përshtypje dalja e saj e preferuar. Ndërkohë që ka banorë këtu që kanë ditë shumë, kanë luajtur shumë, kanë bërë lloj-lloj situatash dhe Efi vjen nga hiçi dhe del e preferuar.

Nga hiçi në kuptimin se erdhi dy javë, se nuk thashë nga hiçi. Ka banorë me 100 e ca ditë dhe nuk janë kot këtu. Dhe nisa të mbledh arsyet se pse. Arrita të mbledh se kjo ka bërë një lloj viktimizimi, jo qurravitje, por një lloj viktimizimi që përkthehet në ‘u futa në shtëpi, Kiara më kthej shpinën, Luizi më kthej shpinën, Nita, Kristi, Bledi, Dea, të gjithë më thonin je ushtari i tij. Opinionistët më thonin ti ke dalë jashtë skeme, ti nuk bën lojë vetëm’. Pra duke i pasur të gjithë kundër, kjo vjen si një lloj viktimizimi që publiku i do këto personazhe, pasi thotë meqenëse janë të gjithë kundër saj, kjo vajzë ka diçka. E ‘Prime’-n e kaluar doli e preferuar. E unë thashë po del  e preferuar nga aftësia e saj apo duke më përdorur mua, jo për keq. Mua si Luiz e si lojtar nuk më ka bërë keq”, tha këngëtari i njohur.