Moderatorja e njohur, Livia Brunga, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është vendosur përballë disa pyetjeve ‘pikante’ nga Françeska Rustemi.
Kjo e fundit e pyet në një moment për fubollistët, se me kë do të martohej, do të dilte në një takim romantik apo do t’i bënte bllok.
Pjesë nga intervista:
Më thuaj tre futbollistë shqiptarë që do dilje në takim romantik, bllok në “Instagram” dhe me kë do martoheshe?
Me kë do martohesha? Me asnjë nga ata. Janë të gjithë djem që deri diku janë të martuar dhe se si më duket me përmendur njërin nga ata.
Po që i ke bërë bllok në “Instagram”?
Bllok nuk i bëj askujt. Nuk e kam këtë stilin e bllokut. Nuk kam as arsye t’i bëj bllok një futbollisti.
Po në një takim, jo vetëm romantik po edhe miqësor?
Një futbollist që mendoj se është simpatik, po edhe në mënyrën e komunikimit është Bajrami, mbase.



