Kur Selin Bollati ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, është përfolur shumë se babai i saj ishte në burg jashtë shtetit.

Pavarësisht se balerina e njohur e mohoi një gjë të tillë, thashethemet vijuan. Pas përfundimit dhe pas shpalljes fituese të edicionit të pestë të reality show-t, Selin udhëtoi drejt shtetit ku babai i saj punonte. Nga atje, ajo postoi disa fotografi me të.

Por tashmë duket se babai i Selin është rikthyer në Shqipëri. Së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale disa video ku ata shfaqen duke kërcyer së bashku.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Ditën e djeshme, ish-banorja Greta Kazazi ka festuar ditëlindjen. E me rastin e kësaj dite të veçantë, ajo ka bërë një festë të madhe ku sigurisht nuk kanë munguar familjarët e saj, mes tyre dhe kunata e vjehrri.

E vëmendjen e të ftuarve e ka marrë kërcimi i Selin me babain e saj. Këtë moment e kanë publikuar në rrjetet sociale dhe menjëherë është bërë mjaft viral.