
Këngëtarja e famshme, Shakira, shijoi ditët e fundit të verës me një aventurë në ujë. 46-vjeçarja është fotografuar në brigjet e Miami Beach së bashku me dy djemtë e saj, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8 vjeç.
Yllit të muzikës, e cila do të nderohet me çmimin Michael Jackson Video Vanguard Award në MTV VMA të vitit 2023 , iu bashkua një shok mashkull misterioz, i cili ishte në ‘jet-ski’ tjetër me dy fëmijë të tjerë të ulur në sediljen e pasme.

Këngëtarja dukej e lumtur duke kaluar pak kohë cilësore me dy fëmijët e saj, të cilët i ka me ish-partnerin Gerard Pique.
Sakaq kohët e fundit ajo është përfolur për një romancë me Lewis Hamilton. Burime për një gazetë katalanase pohuan se dyshja po ecnin përpara me marrëdhënien e tyre.
Gjatë muajve të fundit, ajo dhe Hamilton, u panë në një jaht me miqtë si dhe takime në Grand Prix të Britanisë dhe në një klub nate së bashku.








