Sfida me komentimin e fotove, nxiti më shumë banorët që ata t’i drejtonin pyetje njëri-tjetrit, për të kuptuar edhe më shumë për historinë apo të kaluarën e tyre.
Fotoja e radhës e komentuar nga banorët ishte aparati fotografik. Për këtë Luizi tha se i kujton dhomën e rrëfimit dhe mënyrën se si ai dhe të tjerët shihen nga kamerat në anën tjetër.
Dea Mishel i tha këngëtarit se loja ka të bëjë me historitë jashtë shtëpisë dhe se duhet të rrëfejë një kujtim që ka jashtë.
Luizi u shpreh se ai nuk e mban mend herën e parë se kur ka dalë në foto, pasi ka qenë shumë i vogël.
Ashtu si letrat e bixhozit, edhe aparati fotografik, Dea Mishelit i kujton fëmijërinë. Ajo tha se kur ishte e vogël i kërkoi prindërve që t’i blinin një aparat, pasi ka qenë e apasionuar pas fotove.
Edhe Efi Dhedhes tha se i kujtohet adoleshenca dhe se dikur pa patur dëshirë të bëhet fotografe.
Krist Aliaj nga ana tjetër u shpreh se aparati i kujton imazhet e “Big Brother VIP”, por edhe testet që ai bënte kur bënte foto.