Një grua braziliane ka mbetur e plagosur pasi ka rënë në një pusetë gjatë rrugës për në punë.
Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë 31-vjeçaren duke ecur në rrugë dhe papritur bie në kanalizimin, pasi mbulesa e saj u shemb sapo ajo shkeli mbi të.
Teksa ajo bie brenda, mbulesa përmbyset dhe mbyll sërish pusetën, duke e lënë Fabuana Rosa të bllokuar brenda.
Një motoçiklist që ishte dëshmitar i incidentit nxitoi t’a ndihmonte, ndërsa kalimtarë të tjerë u bashkuan me përpjekjet për të ngritur mbulesën dhe për të liruar gruan.
Mediat e huaja shkruajnë se kuzhinierja u dërgua me urgjencë në Spitalin Federal Andarai në Maracana, Rio de Janeiro, ku u trajtua për lëndime të moderuara në ballë, krahë, këmbë, gjoks dhe shpinë.
Duke folur për agjencinë braziliane të lajmeve RJ1, Fabiana u shpreh:
“Mendova se do të vdisja sepse uji më arrinte deri në gjoks dhe vrima ishte shumë e thellë. Sapo shkela pjesën e hekurt unë rashë menjëherë brenda. Kapaku u përmbys dhe më goditi ballin, si pasojë rashë brenda”.
Ndërkohë autoritetet lokale besojnë se kapaku i pusetës u shkëput pasi dy burra u kapën nga kamerat e sigurisë duke e manipuluar atë. Policia tha se beson që dyshja mund të ketë qenë duke u përpjekur të vidhte kapakun metalik.


