Kjo e enjte është një ditë e madhe për Princeshën e Uellsit, Kate Middleton, pasi do të presë një ngjarje të veçantë për Krishtlindje në Westminster Abbey.

Kjo ngjarje do të jetë në kujtim të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, teksa po sonte do të shfaqet premierë edhe pjesa e dytë e dokumentarit “Harry & Meghan”.

Mediat e huaja shkruajnë se Kate Middleton do të ketë mbështetjen e familjes mbretërore, me bashkëshortin e saj Princin William në krah, por edhe Mbretin Charles dhe Camilla.

Por ende nuk dihet nëse fëmijët e saj Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis do të marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm.

Sipas mediave britanike, ngjarja e Princeshës së Uellsit do të transmetohet në ITV në prag të Krishtlindjes dhe do të kombinojë modernen me tradicionalen, me këngët e kënduara nga kori i njohur botëror i Westminster Abbey, dhe performanca muzikore dhe lexime nga të ftuar të veçantë.

Kensington Palace tha se do të nënvizonte “përpjekjet vetëmohuese” të njerëzve dhe komuniteteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe do të theksonte ” ndikimin e jashtëzakonshëm që mbështetja e njëri-tjetrit mund të ketë për të gjithë ne”. Pallati konfirmoi gjithashtu se ceremonia, e dyta e Kate Middleton, i kushtohet mbretëreshës Elizabeth dhe vlerave që ajo shfaqi gjatë gjithë jetës së saj.