Pas largimit nga familja mbretërore, Princ Harry, ka qenë më i hapur në lidhje me marrëdhënien e tij me babain, Mbretin Charles III.

Madje në dokumentarin “Harry & Meghan” që jepet në “Netflix”, Duka i Sussex nuk ka ngurruar që t’i referohet edhe divorcit të prindërve të tij.

“Gjëja më e rëndësishme për ne të dy (me Meghan) është të sigurohemi që të mos përsërisim gabimet e prindërve tanë ”, tha Duka i Sussex në dokumentar.

Ndërkohë kujtojmë se në intervistën e tij të marsit të vitit 2020 me Oprah, Harry pranoi se marrëdhënia e tij me Mbretin Charles “ka pasur shumë punë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal)

Duke parë ditët më të lumtura, Princi Harry ndau një foto të bukur në llogarinë tashmë të zhdukur Sussexroyal në “Instagram”. Në foto, Princi Harry ishte me babanë e tij, më pas Princin Charles, në pagëzimin e Archie në korrik 2019.

Ai e kishte ngarkuar foton në nëntor për të uruar babain e tij për ditëlindjen e tij të 71-të. Në foton bardh e zi, Harry mund të shihet duke mbajtur djalin e tij në krahë, me gjyshin e tij që qëndron pranë tij duke buzëqeshur.