Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.
Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri. Sa i përket raportit me Selin, jashtë “BBV”, Miri tha:
Me Selin është nisur me miqësi, unë jam i hapur, jam njerëzor, jam i vërtetë në emocionet e mia. Mezi presim të dalim në jetën reale, atje do kemi forma të tjera komunikimesh, bisedimesh miqësish.
Për Loren jam mërzitur shumë, ka qenë banorja e parë që ka qenë mikesha ime. E shikoja në sytë e saj që ajo nuk e ndjente veten që të ishte ne lojë, por u mërzita për të. Jam mërzitur për Selinën.


