Këngëtari i njohur dhe njëkohësisht finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.
Gjatë kësaj interviste me Elona Duron dhe Salsano Rrapin, ai ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, projektet e reja muzikore dhe marrëdhënien e tij me ish-banorët e BBV 5.
Por moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka kapur një detaj tjetër në këtë intervistë të këngëtarit të grupit të njohur, “West Side Family”.
Sharkës nuk i ka shpëtuar ora që Miri mban në dorë, e cila është e markës Richard Mille. Sipas moderatorit, nëse ora është origjinale çmimi mund të jetë shumë i lartë dhe zakonisht shkon rreth 80 mijë – 150 mijë euro.

Ronaldo ka postuar një foto të Mirit në “Instastory” dhe shkruan:
“Miri, Miri dhe vetëm Richard Mille! Këngëtari dhe njëherazi finalisti i BBV5, është shfaqur mbrëmjen e djeshme me një orë të markës Richard Mille. Nëse është vërtet Richard Mille origjinale, çmimi mund të jetë absurdisht i lartë – zakonisht nga rreth 80 mijë euro deri në 500 mijë+ euro, varësisht modelit. Disa limited edition shkojnë edhe mbi 1 milion dollarë. Richard Mille origjinale janë shumë të rralla dhe zakonisht i mbajnë super milionerë, sportistë elitarë, artistë botërorë, etj. Nëse Miri e ka vërtetë origjinale, ai nuk paska konkurruar për çmimin e madh i bie por për hobi”.



