Pas eksperiencës në “BBV”, Miri vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, këtë herë falë një postimi enigmatik në rrjetet sociale.
Këngëtari ka publikuar një foto të re, ku shfaqet i qetë, por me një shikim domethënës, ndërsa përshkrimi i vetëm ishte: “Sytë nuk gënjejnë”.

Ky detaj i thjeshtë ka mjaftuar për të ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve, të cilët kanë nisur të spekulojnë mbi kuptimin e fshehur pas mesazhit. Shumë e lidhin postimin me ngjarjet e fundit dhe dinamikat pas spektaklit, ndërsa të tjerë e shohin si një reflektim personal apo një mesazh indirekt për dikë.
Rikujtojmë, se së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin, Miri ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I mbeti peng Mirit vendi i dytë?
Jo, nuk më mbeti peng. Do të gënjeja po të thoja që nuk e doja vendin e parë sepse është një garë dhe të gjithë e duan vendin e parë sidomos kur je aq afër. Por kur ti kupton që ke fituar çmimin e publikut ne gjithmonë edhe si West Side Family kemi qenë në gara të ndryshme dhe nuk e kemi marrë çmimin e parë por kemi marrë çmimin e publikut dhe nuk është e rëndësishme për të marrë atë që është në lekë apo euro, por është e rëndësishme për të marrë çmimin e publikut dhe unë kam marrë dashurinë e publikut, gjënë më të shtrenjtë që unë i kam kushtur jetën time.



