Rokeri i Dr Feelgood dhe ylli i “Game of Thrones”, Wilko Johnson, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pas një beteje me kancerin pankreatik.
Johnson zbuloi se ishte prekur nga sëmundja e rëndë në vitin 2013. Madje mjekët i kishin thënë se kishte 10 muaj jetë por zgjodhi të mos i nënshtrohej kimioterapisë.
Në një deklaratë në llogarinë e tij në “Twitter” të mërkurën u zbulua se ylli ndërroi jetë në shtëpinë e tij të hënën.
“Ky është njoftimi që nuk donim ta bënim kurrë: Wilko Johnson ka vdekur. Ai ndërroi jetë në shtëpi të hënën më 21 nëntor. Faleminderit për respektimin e privatësisë së familjes në këtë kohë të trishtë”, thuhej në deklaratë.