Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Oriola Marashi, ka konfirmuar se do të jetë e pranishme në edicionin e sivjetshëm të Sunny Hill Festival, pasi ka marrë një ftesë nga organizatorët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehu entuziazmin për pjesëmarrjen në festival, por tërhoqi vëmendjen edhe me një mesazh drejtuar Dua Lipës, ku zbuloi synimin e saj të madh. “Vitin tjetër do të performoj në Sunny Hill”, shkroi Marashi, duke lënë të kuptohet se synon të ngjitet në skenën e festivalit në edicionin e ardhshëm.