Modelja dhe aktorja britanike, Cara Delevingne tha gjatë një koncerti në Londër se tashmë identifikohet si lezbike, ndërsa komentet e saj u interpretuan si thumb ndaj ish-partnerëve të famshëm. Cara Delevingne ka shkaktuar reagime në rrjet pas deklaratave të bëra gjatë koncertit të Rosalía në O2 Arena të Londrës.
Modelja 33-vjeçare, e cila më parë ishte identifikuar si panseksuale, deklaroi se tani është lezbike dhe foli hapur për përvojat e saj në marrëdhënie. Gjatë segmentit të quajtur “confessional”, Cara u shpreh se shpesh kishte tërheqje ndaj grave heteroseksuale, ndërsa shtoi se mendon se jo të gjithë njerëzit janë plotësisht heteroseksualë.
Ajo gjithashtu komentoi se, sipas saj, shumë burra nuk dinin t’i kënaqnin mjaftueshëm partneret e tyre, deklaratë që mediat britanike e interpretuan si një thumb ndaj ish-partnerëve të saj të famshëm, përfshirë Harry Styles dhe Jack O’Connell. Deklaratat e saj u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezën debat mes fansave dhe mediave të showbiz-it.



