Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, ka qenë e ftuar në studion e “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale.
Pjesë nga intervista:
A je ti pas 11 vitesh aty ku ti e ke menduar veten që në start të kësaj karriere?
Unë nuk e kisha menduar fillimisht që do bëja 11 vite në televizion. Ka nisur krejt rastësisht rrugëtimi për mua dhe mendoj se kam arritur në një stad të caktuar që nuk e kisha menduar ndonjëherë. Jam realisht shumë mirënjohëse për gjitha mundësitë që më janë dhënë, për gjithë personat që më kanë suportuar, për Top Channel mbi të gjitha se është shtëpia ku unë kam gjetur shtëpinë time, vendin ku unë kam nisur dhe krijuar këtë emër që kam sot. Më ka dhënë mundësitë më të mëdha për gjatë rrugëtimit tim. Janë gati 8 vite që unë jam pjesë e Top Channel, kështu që pa Top-in si logo nuk mendoj se do kisha arritur suksesin që kam patur deri tani.
Ti je një nga moderatoret më të përfolura, më të njohura. Dua të di dhe në lidhje me komentet në rrjetet sociale. Cili ka qenë një koment, qoftë ai pozitiv apo negativ, që ty të ka ngelur në mendje dhe të ka prekur?
Një koment që ishte gjysmë kompliment dhe gjysmë negativ që thoshte ‘mendoj se je një nga moderatoret më të nënvlesuara’. Nuk e mendoj që vlen sepse realisht më janë besuar projekte shumë të mëdha brenda Top-it. Jam ndër të paktat prezantuese që kam dy programe në drejtim, si “E Diell” bashkë me Manushin, rubrika të caktuara që unë i kam dhe vetëm, jo me prezantuesit e tjerë që jemi pjesë e “E Diell”. “Portokallia” një program prime time në Top, një pjesë e historisë dhe një nga gurët e themelit të Top Channel, që e kanë moderuar emra shumë të mëdhenj të televizionit ndër vite dhe më është besuar dhe mua së fundmi. Pra nuk mendoj se vlen por më është dashur pak më gjatë kohë për të arritur te këto hapa të fundit.



