Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe influencuesja, Aria Duka, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka treguar detaje nga jeta e saj personale si dhe ka folur për fenomenin e tradhtisë.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Tradhtojnë shumica thua?
Aria: Padyshim.
Ronaldo: Edhe vajzat, edhe djemtë?
Aria: Po. Ça nuk po n’a dëgjojnë veshët.
Ronaldo: Për shembull, ça të kanë dëgjuar veshët këto kohë?
Aria: Janë edhe të martuar dhe tradhtojnë.
Ronaldo: Ngacmojnë vajzat e reja?
Aria: Ngacmojnë është ok se quhet flirtim, por…
Ronaldo: Shkojnë me vajzat?
Aria: Po.
Ronaldo: Gruan e lënë te shtëpia
Aria: Po, të mbajë fëmijët.
Ronaldo: Zakonisht si i kanë gratë këta?
Aria: Shiko, mendoj se është qenia mashkullore vetë, nuk ka lidhje.
Ronaldo: Unë dua të kuptoj këtë, a ka një grua që ia var apo nuk kujdeset më
Aria: Cila është arsyeja?
Ronaldo: Pse?
Aria: Mund të ketë dhe gra të tilla por nuk dua të gjykoj. Por kam dëgjuar që kanë patur gra shumë të bukura dhe sërish kanë tradhtuar. Nuk mendoj se është faji i grave.
Ronaldo: Këta burrat i përkushtohen shumë këtyre vajzave të reja, bëhen kështu si kotele?
Aria: Po, bëhen. Kemi fakte.
Ronaldo: Na trego ndonjë fakt
Aria: Të hap telefonin? Jo, prit akoma
Ronaldo: Ke fakte të rënda?
Aria: Jo, nuk duam emra.
Ronaldo: Pa kaluar në emra se nuk do diskretitojmë familje sot. Ndodh vërdallë që vajzat të dashurohen me burra të martuar?
Aria: Shumë rrallë
Ronaldo: Po burra të martuar me vajza beqare mund të dashurohen?
Aria: Jo, nuk e mendoj.
Ronaldo: Gjëra që ndodhin janë.
Aria: Unë mendoj se është një marrëdhënie shumë e qartë mes njëri-tjetrit.



