“Kepi i VIP”-ave është një reality show që transmetohet çdo të diel në Top Channel dhe që në pjesën e parë ka gozhduar publikun pas ekranit, me kuriozitetin se si secili prej pjesëmarrësve do të sillet në këtë bashkëjetesë unike dhe pa rregulla.

Në puntatën e dytë ata kanë bërë një lojë të këndshme, ku pati situata të ndryshme. Secili prej tyre kishte për të zgjedhur një person për ta puthur, një tjetër për të dalë në një takim romantik dhe një tjetër për t’i hedhur tortën në fytyrë.

Kur Erisa Haxhiu zgjodhi Ronaldo Sharkën për një darkë romantike, ky i fundit bëri sikur i ra të fikët.

“Mu rrëqeth mishi kur më zgjodhi Erisa”, tha ish-banori i “Big Brother VIP 2”, pasi erdhi në vete.

Ndërkohë Erisa zgjodhi që puthjen dhe tortën fytyrës ia dha Gerti Koxhës për të cilin tha:

“Më duket djalë interesant, i qetë, por të shohim”.