Dasma luksoze e këngëtares së famshme, Dua Lipa me aktorin britanik, Callum Turner, në Siçili është kthyer në një nga eventet më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar. Festa madhështore ka tërhequr vëmendje jo vetëm për glamurin, por edhe për praninë e artistëve shqiptarë.

Në fokus është bërë pjesëmarrja e këngëtarit të njohur, Besnik Qaka,, i cili është bashkuar me festimet e organizuara në vilën historike në Bagheria.

Pjesëmarrja e tij është vlerësuar nga organizatorë dhe të pranishëm, duke e konsideruar si një moment ku muzika shqiptare ka pasur përfaqësim në një skenë ndërkombëtare me shumë VIP-a.

Festimet kanë përfshirë muzikë live, DJ deri në orët e para të mëngjesit, fishekzjarre dhe një atmosferë luksoze që ka zgjatur për tre ditë me radhë.

View this post on Instagram

A post shared by Besnik Qaka (NRG Band) (@besnik_qaka)

Kujtojmë se në dasmën e Dua Lipës ka qenë i ftuar këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, por ai nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të një aksidenti të rëndë që pësoi pak ditë para se të nisnin festimet.

Mungesa e tij është komentuar në media, duke sjellë keqardhje mes fansave, por edhe duke u lidhur me fatin e tij shëndetësor pas incidentit.

Kujtojmë se dasma e këngëtares së famshme u zhvillua në një vilë historike në Siçili, nën masa të rrepta sigurie dhe me një listë të gjatë të ftuarish ndërkombëtarë.

Eventi përfshiu ceremoni romantike, performanca muzikore, darka luksoze dhe festa që zgjatën deri në agim, duke e kthyer në një nga dasmat më të përfolura të vitit në showbiz.