Aktorja dhe modelja Brigitte Nielsen ka dhënë një intervistë tronditëse në emisionin “Belve” me Francesca Fagnani, ku ka folur për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Sylvester Stallone, periudhat e varësisë dhe momente të rënda personale. Nielsen ka deklaruar se marrëdhënia me Stallone ndryshoi menjëherë pas martesës. Ajo pretendon se ka përjetuar një lidhje të vështirë, duke e përshkruar ish-partnerin si “të ashpër në mënyrë psikologjike dhe fizike” dhe duke thënë se është ndjerë “në rrezik”.

Diçka ndryshoi natën e dasmës. Ishte e tmerrshme, diçka që nuk do ta harroj kurrë. Ai ishte shumë mizor, si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht. Ishte obsesiv. U ndjeva në rrezik.

Aktorja ka shtuar gjithashtu se ndarja me Stallone, sipas saj, pati pasoja edhe në karrierën e saj në Hollywood, duke pretenduar se u përball me vështirësi profesionale pas përfundimit të martesës. Ajo ka përmendur edhe kufizime ligjore që, sipas saj, e kanë penguar të flasë më herët për detaje të kësaj marrëdhënieje.

Ai ma shkatërroi karrierën pasi u largova prej tij. Më vendosi në ‘listën e zezë’ të Hollywood-it. Ai nuk mund ta besonte që dikush do ta linte. Unë jam si një bombë atomike sepse di gjithçka. Por kam nënshkruar një kontratë.

Gjatë intervistës, Nielsen ka folur edhe për periudha të errëta të jetës së saj, përfshirë luftën me alkoolin dhe momente të vështira emocionale. Ajo ka rrëfyer se ka kaluar gjendje të rënda psikologjike dhe ka përmendur një tentativë të mëparshme për t’i dhënë fund jetës, duke e përshkruar atë periudhë si një nga më të dhimbshmet e jetës së saj.

Ishte një ditë e tmerrshme. Më theu gjysmën e shpirtit. Doja paqe. Më bëri lavazh trurin. Si ISIS. Nuk isha më vetja.

Në një pjesë tjetër të intervistës, ajo ka folur edhe për një marrëdhënie tjetër problematike, duke pretenduar se ka qenë e ndikuar psikologjikisht në mënyrë të fortë gjatë asaj periudhe.