Një grua është dënuar me katër vite burg në Shtetet e Bashkuara pasi u shpall fajtore për vdekjen e modeles së OnlyFans, Christina Ashten Gourkani, e njohur gjerësisht në rrjetet sociale për ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian. 34-vjeçarja iu nënshtrua një procedure kozmetike të paligjshme në prill të vitit 2023, në një hotel pranë aeroportit ndërkombëtar të San Franciskos.

Gruaja që kreu procedurën, Vivian Alexandra Gomez, 53 vjeç, u shpall fajtore për vrasje nga pakujdesia dhe ushtrim të profesionit të mjekut pa licencë. Ajo ishte udhëtuar nga Florida në Kaliforni për të kryer trajtimin ilegal. Hetimet zbuluan se modelja u sëmur rëndë menjëherë pas injeksioneve dhe më vonë humbi jetën si pasojë e insuficiencës respiratore. Ekspertiza mjekoligjore konfirmoi praninë e silikonit në qarkullimin e gjakut, ndërsa prokurorët deklaruan se ajo pësoi arrest kardiak pas procedurës.

Pas ngjarjes, Gomez u largua nga Kalifornia dhe u kthye në Florida, por më pas u lokalizua, u arrestua dhe u ekstradua për t’u përballur me drejtësinë.