Djali 19-vjeçar i Britney Spears, Jayden James, po bën hapat e parë në industrinë e modës dhe bukurisë, duke tërhequr vëmendjen me një profil gjithnjë e më të pavarur. Edhe pse muzika mbetet një prej pasioneve të tij dhe Jayden është pianist, ai duket se po eksploron një tjetër drejtim artistik. Debutimin në pasarelë e bëri gjatë Javës së Modës për Burra në Paris, ku u shfaq në sfilatën e Vetements.
Pas këtij prezantimi, karriera e tij mori një tjetër kthesë. Jayden është zgjedhur për kopertinën e MACZine dhe është bërë pjesë e një fushate të MAC Cosmetics për produktin Fix+ setting spray.
Kështu, nga muzika dhe pianoja te pasarelat e Parisit dhe fushatat e bukurisë, 19-vjeçari po ndërton gradualisht një identitet të vetin në industrinë kreative.



