Dy golat e Erling Haaland nuk i siguruan vetëm Norvegjisë një kualifikim historik në çerekfinalet e Kupës së Botës, por shuan edhe ëndrrën e miliona tifozëve brazilianë për titullin e gjashtë botëror.
Mes atyre që e përjetuan me dhimbje eliminimin ishte edhe influencerja braziliane Gabriela Moura, e cila numëron mbi tre milionë ndjekës në “Instagram”.
Pak orë para sfidës, Moura publikoi një video teksa përgatitej për të ndjekur ndeshjen, e veshur me ngjyrat e Brazilit dhe plot optimizëm.
“Jam shumë nervoze, por forca Brazil”, shkroi ajo në postimin e saj para fillimit të takimit.
Megjithatë, festa e Norvegjisë u kthye në zhgënjim për tifozët brazilianë, pasi Haaland realizoi dy gola që vulosën fitoren 2-1 dhe eliminimin e “Seleçaos” nga turneu.
Pavarësisht humbjes, Gabriela Moura vendosi të reagojë me sportivitet. Menjëherë pas ndeshjes ajo publikoi një video duke kërcyer, ende e veshur me fanellën e Brazilit.
“Brazili është jashtë. Po, është e vërtetë. Por ne kemi pesë yje. Po ju?”, shkroi influencerja, duke kujtuar pesë titujt botërorë të kombëtares braziliane.
Ndërkohë, protagonisti i mbrëmjes, Erling Haaland, nuk e fshehu emocionin pas suksesit historik të Norvegjisë.
“Do të doja të isha në rrugët e Norvegjisë për të festuar me tifozët. Do të doja të isha pjesë e asaj atmosfere,” deklaroi sulmuesi i Manchester City*t.
Falë dopietës së Haaland, Norvegjia siguroi për herë të parë në histori një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, ndërsa Brazili i Carlo Ancelottit u detyrua t’i japë lamtumirën turneut shumë më herët sesa pritej.



